U akuzua për përdhunim, gjykata merr vendimin për yllin 20-vjeçar të Mançester Junajtid

Mason Grinud do të vazhdojë të qëndrojë në lirim me kusht. Vendimi është marrë sot nga gjykata për yllin e Mançester Junajtid, i cili akuzohet për përdhunim, dhunë dhe kërcënim.

Mason Greenwood

Pas seancës gjyqësore, u vendos zgjatja e afatit të lirimit me kusht për sulmuesin 20-vjeçar, që duhej të skandonte në prill.

 Futbollisti u mor nën hetime pasi publikimit të disa videove dhe imazheve në internet.

“Meqenëse vendimi për rishikimin e lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia nuk do të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet”, u tha në një deklaratë.

Grinud kaloi tre netë në paraburgim pasi policia e arrestoi në shtëpinë e tij në Boudon, Greater Mançester, në janar.

 Ai u lirua me kusht më 2 shkurt dhe që nga ajo periudhë daljet e tij në publik kanë qenë të pakta. Sulmuesi mbetet i pezulluar nga Junajtid, por vazhdon të marrë pagën e tij javore prej 75 mijë dollarësh në pritje të rezultateve të hetimit.
Arena e Lajmit

Loading…

U akuzua për përdhunim, gjykata merr vendimin për yllin 20-vjeçar të Mançester Junajtid

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook