Ai ishte zbulimi i 6 javëve të fundit të sezonit të kaluar, pasi Masimiliano Alegrit i pëlqen shumë dhe Juventusi thjesht duhet t’i besojë pak më shumë “Pirlos së ri” 18-vjeçar.
Fabio Mireti është pa dyshim lojtari i ri italian më i kërkuar për momentin mes skuadrave të Serisë A dhe B, por nga Torino, edhe pse drejtuesit janë gati ta huazojnë për të arkëtuar ndonjë shifër të rëndësishme, është trajneri Alegri ai që ka bllokuar në çdo formë huazimin e Fabio Miretit.
Duket kështu se talenti italian do ta ketë “derën e mbyllur” në këtë merkato.
Arena e Lajmit
Loading…