Talenti shqiptar Ayrton Ramaj, është prezantuar ditën e sotme te skuadra portugeze e Vizelës. 17-vjeçari së fundmi ishte pjesë e akademisë së Lionit në Francë, ndërkohë që ka marrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij, duke u transferuar në futbollin portugez.
Ramaj firmosi një kontratë profesioniste deri në vitin 2025, teksa premisat janë të mëdha për një karrierë të suksesshme. Mesfushori me tipare sulmuese është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ku është aktivizuar 2 ndeshje me fanellën kuqezi.
Vlen të theksohet fakti se Vizela këtë sezon u ngjit në elitën e futbollit portugez. Kjo është një mundësi ideale për talentin shqiptar për të shpalosur vlerat e tij. Ramaj fillimisht do të jetë pjesë e ekipeve të moshave.
Médio tem 18 anos, é internacional pela Albânia e vai jogar entre os Sub-19 e Sub-23.https://t.co/9RazIYlxGx
— fcvizela (@FCVizelaOficial) June 24, 2022
Arena e Lajmit
Loading…