Vllaznia vijon me përforcimet në merkato. Mbrojtësi Marko Juriç është futbollisti i radhës i afruar në këtë dritare transferimi. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran ka bërë me dije se 27-vjeçari që dy sezoniet e fundit ka qenë pjesë e Shiroko Brijek, tashmë është veshur kuqeblu.
Kroati Juriç ka firmosur një kontratë 1 vjeçare më të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Juriç është qendërmbrojtës tipik dhe ka luajtur për disa vite në Kroaci me Lokomotiva Zagreb, NK Dugopolje dhe RNK Split.
Vlen të theksohet se Juriç ka luajtur dy ndeshje si titullar sezonin e kaluar ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, ku shkodranët avancuan më tej.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Loading…