Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Table”, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona. Mësohet se personat e arrestuar akuzohen për organizimin të paligjshëm të lojërave të fatit.
“Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për organizimin e lojërave të fatit, vihet në pranga 33-vjeçari.
Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në Prush, organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Table”.”, thuhet në njoftimin e policisë.