“Do të ndodhë shumë shpejt”, Meta: Tirana do të jetë në krye të shembjes së tiranisë dhe korrupsionit

Seqgre

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në Facebook lajmëron se Tirana do të jetë në krye të shembjes së tiranisë dhe korrupsionit.

Postimi vjen vetëm pak orë pasi Meta zhvilloi mbledhjen e parë si kryetar i Partisë së Lirisë me strukturat e kësaj force politike në kryeqytet.

Sipas Metës, shembja e korrupsionit, pabesisë dhe mashtrimit do të ndodhë shumë shpejt.

“Tirana do të jetë në krye të shembjes njëherë e përgjithmonë të tiranisë së korrupsionit, babëzisë, arrogancës, mashtrimit dhe pabesisë. Nuk është çështje vitesh, as muajsh. Do të ndodhë shumë shpejt!”, shkruan ai.

“Do të ndodhë shumë shpejt”, Meta: Tirana do të jetë në krye të shembjes së tiranisë dhe korrupsionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook