Anëtari i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo deklaroi sot në takimin e kreut të PD-së Sali Berisha me ekspertë të fushës së energjetikës dhe hidrokarbureve se shteti ka 200 milionë euro borxhe për mospagesa energjie.
Sipas Bozdos, Shqipëria nuk ka një investim akoma të energjisë së rinovueshme pasi e gjithë bota po hedh sytë nga kjo formë energjie.
“Këto 10 vite në sektorin energjetik, janë falsifikime të rënda të sektorit energjetik. Kjo qeveri erdhi duke propaganduar në luftën kundër informalitetit dhe dhunës mbi familjarët për mbledhjen ne detyrimeve, duke dëgjuar lajmet për veshin e njerëzve të thjesht i duket sukses.
Por duke parë që të tria kompanitë shtetërorë ndodhen në krizën më të madhe ekonomike që nuk ka ndodhur kurrë që nga viti 1990.
Vetëm një kompani ka borxh në operatorë të tretë mbi 650 milionë euro.
Mbi 200 milionë euro janë borxh institucionet shtetërore në operatorin energjetik. Qytetarit të thjesht i hipet në kurriz, ndërsa vetë shteti ka miliona euro borxhe.
Shqipëria nuk ka një investim akoma të energjisë së rinovueshme pasi e gjithë bota po hedh sytë nga kjo formë energjie. Por investitorët në këtë fushë janë persekutuar. Mungon vizioni që vendi të bëhet e vetëmjaftueshme që të sigurojë energjinë e pavarur nga të tjerët”, deklaroi Bozdo.