Eksperti i Industrisë së gazit dhe naftës, Fatbardh Ademi, ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e mekanizmave për të rafinuar naftën.
Në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ekspertë të tjerë të fushës, Ademi u shpreh se edhe Greqia e cila nuk ka hidrokarbure i ka këto mekanizma, ndërsa Shqipëria me pasuritë e saj nuk i zotëron.
Ai shtoi se organizimi institucional është në kaos dhe nga marrëveshjet e hidrokarbureve që shteti përfiton përfundojnë në gropë e zezë tu Albpetrol dhe drejtorët që vendosen në krye të saj nuk kanë lidhje me naftën.
“Shqipëria është një vend naftëmbajtës me një histori të gjatë, para disa kohësh festoi edhe 100 vjetorin e saj ku nuk mori as vëmendjen më të vogël
Në naftë janë dy industri që operojnë, Apstream që ka të bëjë me kërkimin dhe Downstrem që është rafinimi dhe prodhimi.
Në vitet e fundit kjo situatë ka ndryshuar në mënyrë drastike, kërkimi dhe prodhimi ka pasur një ulje dhe ngritje të saj nga represioni i qeverisë ku do të duhej që kjo të ishte konstante.
Shqipëri ka edhe një karakteristikë tjetër pasi janë nafta të rënda që kanë edhe një kosto të lartë nxjerrje, por sidoqoftë kjo nuk justifikojnë ecurinë që ka pasur prodhimi i naftës.
Prodhimi ka rënë në mënyrë drastike pasi e reflektoj këtë situatë sepse kërkohet investime për ta kryer këtë, kjo tregon dhe një situatë të dëshpëruar në industrinë e naftës.
Mekanizmi i fundit që është aplikuar nga shteti ishte renta minerarë ku i dha fitim shtetit nga hidrokarburet. Dega e Dowstrimt që lidhet me prodhimin dhe rafinimin është një karakteristikë sepse është strategjie edhe është mjet i shtetit të zhvilloi politikat e saj brenda dhe jashtë vendit.
Greqia e cila nuk ka hidrokarbure ka një sistem rafinimi që e rafinon ndërsa vendi ynë më burime aq të mëdha nuk ka një sistem të tillë, të shkosh në rafinerinë e Ballshit të vjen të qash të shikosh atë rafineri të shkoi për skrap.
Pra pasja e një prodhimi nafte bruto dhe pasja e një kapaciteti rafinimi do të na krijonte hapësira të mëdha që të nxirrnim në treg produktin tonë, kjo ka ardhur qëllimisht sepse i lihet pastaj në dorë abuzimeve dhe kaosit.
Organizimi institucional është në kaos dhe nga marrëveshjet e hidrokarbureve që shteti përfiton përfundojnë në gropë e zezë tu Albpetrol dhe drejtorët që vendosen në krye të saj nuk kanë lidhje me naftën.
Unë di të them që ne jemi një vend me fat që kemi këto burime dhe na mbetet vetëm të shfrytëzojmë”, deklaroi ai.
Arena e Lajmit