Vrau vëllain dhe kunatën/ Apeli lë në burg Arsen Muskurtin, avokati kërkon ekspertim të shëndetit mendor

Arsen Muskurti Para Gjykates

Arsen Muskurti do të vijojë të qëndrojë në burg pa afat teksa pret gjykimin për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij, Dritan dhe Nora Muskurti. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke mos pranuar kërkesën e 38-vjeçarit për burg me afat 30 ditë. Ndërkohë avokati ka kërkuar akt ekspertimi për shëndetin mendor.

Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Në datën 30.08.2022, rreth orës 16:40, policia ka marrë njoftim se në rrugën “Islam Alla”, në qytetin e Tiranës, në ambientet e brendshme të agjencisë së udhëtimeve “Nour Tours”, janë vrarë me armë zjarri dy shtetas, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale Arsen Muskurti.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Arsen Muskurti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1824 Regj.Them, datë 01.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Arsen Muskurti
-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim Arsen Muskurti te masës se sigurimit personal atë “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Arsen Muskurti, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjendjes së shëndetit mendor.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 827 datë 26.09.2022 vendosi:
-Miratimin e vendimit 1824 Akti, datë 01.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vrau vëllain dhe kunatën/ Apeli lë në burg Arsen Muskurtin, avokati kërkon ekspertim të shëndetit mendor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook