Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Ibraim Dresheviç ka firmosur me klubin e Superligës Turke, Fatih Karagumruk.
25-vjeçari do të vendoset kështu nën urdhrat e Andrea Pirlos, me teknikun italian që firmosi kontratën me klubin turk disa ditë më parë.
Dresheviç kishte disa oferta nga klube të tjera të Serisë A dhe Bundesligës, por mundësia e drejtimit nga legjenda italiane si dhe paga e ofruar nga klubi e bindën futbollistin e Kosovës të transferohej në Turqi.
Mbrojtësi sezonin e fundit ishte pjesë e holandezëve të Herenven, ku bëri paraqitje mjaft të mira. Me fanellën e Kosovës, futbollisti ka regjistruar plot 19 ndeshje.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…