Mbrojtja është një nga repartet ku Partizani kishte më shumë nevojë për ndërhyrje për shkak të mungesës së alternativave.
Së fundmi, të kuqtë zyrtarizuan Ndrecën, Atanaskoskin dhe Rexhepin, teksa me ardhjen e tyre qartësohet edhe më shumë pamja që Partizani do të ketë në ndeshjet e Ligës së Konferencës.
Andi Hadroj do të spostohet në anën e djathtë të mbrojtjes, për t’ia dorëzuar këtë pozicion përkohësisht Ndrecës ose maqedonasit. Në mesfushë Matondo ka mbetur pak pas në përgatitje dhe Mehmeti e ka me dyshim angazhimin e tij ndaj Saburtalos, ndërkohë që Hoti dhe Rrapaj shihen si titullarë.
Kështu, Marku dhe Murataj pritet të jenë titullarë të paktën në ndeshjen e parë. Nga ana tjetër, në sulm Skuka nuk diskutohet, teksa pritet që edhe Hoti të luajë në ofensivë, i shoqëruar nga Cara.
Arena e Lajmit
Loading…