“Do të bashkëpunojmë me opozitën e shoqërinë civile”, paralajmërimi i Metës: Një lëvizje tektonike e pandalshme, kushdo që pretendon të ndalë ortekun e ndryshimeve…

Capture

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Durrës, ka deklaruar se do të bashkëpunohet me opozitën dhe shoqërinë civile për të sjellë ndryshimin e vonuar në këtë qytet.

Ai ka shtuar se janë të pashpresë të gjithë ata që mendojnë se mund të ndalin ortekun e ndryshimit.

“Bashkë me opozitën dhe shoqërinë civile do të realizojmë një transformim të shpejtë edhe pse të vonuar dhe është një lëvizje tektonike e pandalshme dhe triumfi i vlerave më të mira të kombit e shoqërisë tonë është i pashmangshëm. Janë të pashpresë të gjithë ata që besojnë se mund të ndalin këtë ortek të jashtëzakonshëm, sepse kanë vënë në diskutim të ardhmen e kombit për shkak jo vetëm të korrupsionit ku janë zhytur, pengmarrjen ku ndodhen në shërbim të qarqeve të ndryshme që duan të dominojnë vendin tonë përmes kësaj klike të korruptuar”, tha Meta.

“Do të bashkëpunojmë me opozitën e shoqërinë civile”, paralajmërimi i Metës: Një lëvizje tektonike e pandalshme, kushdo që pretendon të ndalë ortekun e ndryshimeve…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook