“Donin ta çonin në Itali për prostitucion”/ Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, familja apel drejtësisë: Babai i saj vdiq me një brengë të madhe, vajza është shumë keq dhe…

454578787457854

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja e ndodhur vetëm një vit më parë e abuzimit të një 15 vjeçareje nga fshati Tarazh i Mirditës.

I afërmi i saj ka bërë një apel të fortë sot në emision për drejtësinë, ndërsa ka shtuar se qëllimi i përdhunuesve ka qenë që ta çojnë në Itali për prostitucion.

I afërmi i familjes: Babai i 15 vjeçares vdiq tragjikisht nga  një aksident në punë. Problemi i familjes në atë kohë është bërë shumë problem, por edhe pse ka kaluar 1 vit e gjysēm sot aktualisht nuk ka asnjë ndryshim, hetimet nuk kanë shkuar në fund. Qëllimi i këtyre pedofilëve ka qene që ta çojnë në Itali për prostitucion, pasi janë paguar lekë dhe kanë dashur që ta çojnë  me tokë dhe jo det. Edhe avokati i çështjes për shkak të presionit është tërhequr. Vajza është në një gjendje të rëndë ende dhe vazhdon të qëndroj brenda në shtëpi madje nuk ndjek shkollën e ka braktisur. Nëna  nuk punon, vetëm djali punon dhe gjendja është katastrofike në familjen e tyre.

Babai i ndjerë i 15-vjeçares ka ikur nga kjo botë me një brengë të madhe, pasi ai na ka pohuar para se të vdiste se  nuk do e fitonte drejtësinë pasi njëri prej të abuzuarve është nip i kryetares së kuvendit të Shqipërisë.  Dhe me këtë ai na la të kuptojmë se ka ndërhyrje në zbardhjen e të vërtetës. Por kjo  duhet vërtetuar sepse vet i ndjeri e ka vërtetuar prandaj edhe na i rrëfeu.

Gazmendi babai i 15-vjeçares iku me këtë pohim dhe këtë brengë. Në qoftë se nëna e saj nuk do e kishte zbuluar telefonin vajza do ishte në Itali sot prostitutë. Gazmendi më kishte pohuar se kjo gjë ishte e dokumentuar nëpërmjet tabulateve telefonike.

“Donin ta çonin në Itali për prostitucion”/ Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, familja apel drejtësisë: Babai i saj vdiq me një brengë të madhe, vajza është shumë keq dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook