EMRI/ Po shkonte në një vendngjarje, aksidentohet efektivi i policisë në tunelin panoramik të Elbasanit, çohet me urgjencë drejt Traumës

Ambulance Policia Naten (1)

Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë- Elbasan pranë tunelit panoramik, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije për BalkanWeb se bëhet fjalë për efektivin Ferdinand Bahja, i cili ishte duke shkuar në një tjetër vendngjarje, kur është aksidentuar vetë.

Kur efektivët sapo kishin mbërritur në vendngjarje, një tjetër makinë që po kalonte në autostradë, merr përpara mjetin ku ndodhej edhe polici Bahja.

Moti i keq dhe stuhia mendohet se kanë qenë arsyet e përplasjes.

Efektivi është dërguar menjëherë drejtë Traumës dhe mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

 

EMRI/ Po shkonte në një vendngjarje, aksidentohet efektivi i policisë në tunelin panoramik të Elbasanit, çohet me urgjencë drejt Traumës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook