Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për 18 punonjësit e burgut të Fierit

Gjykata E Tiranes

Pas një hetimi disa mujorësh nga SHKB e Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Tiranës vendos masat e sigurisë për 18 punonjësit e IEVP Fier.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se për të 18 punonjësit është vendosur masa “Arrest shtëpie”.

Kujtojmë se në emisionin investigativ Stop, rreth një javë më parë është publikuar skandali në burgun e Fierit, ku dëshmia e penalitetit pastrohej pas pagesës së një shumë prej 600 eurosh.

Një  qytetar ka treguar për emisionin se në vitin 2012 është dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai ka dalë i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por i thonë, se ka 3 vjet dënim të pakryer. Qytetari dëshmon se i kanë kërkuar një shumë prej 600 Eurosh për ta pastruar dëshminë e penalitetit që i duhet për punë jashtë Shqipërisë.

EMRAT:

Gerard Nonaj

Ervis Alliaj

Bashkim Mecci

Eris Isufaj

Albi Rezhda

Dorjan Nukaj

Arbwri Gjermeni

Enflor Hoxha

Florida Mata

Fatos Lika

Neritan Mataj

Mato Mataj

Ermal Liccaj

Xheniana Buzi

Denisa Bendaj

Sidorela Vogli

Jonida Qato

Eduart Rrapaj

Arena e Lajmit

 

Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për 18 punonjësit e burgut të Fierit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook