“Kjo është fytyra e Rilindjes”/ Vetëvarja e 48-vjeçarit që jetonte në varfëri ekstreme, PL: Këta xhahilë mavi të shtyjnë drejt vdekjes dhe s’kërkojnë as falje

Endrit Braimllari Ora

Vetëvarja e Fatos Çollakut në një pemë pranë banesës së tij në fshatin Rrajcë të Përrenjasit ishte ngjarja që tronditi opinionin publik dhe shembulli më i qartë i “shtëpisë së mjerimit”, ku një qytetar i jep fund jetës pasi nuk përballon dot më varfërinë.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i cili ka publikuar artikullin e postuar në BalkanWeb për ngjarjen e dhimbshme, duke theksuar se kjo tregon fytyrën e vërtetë të Rilindjes.

“Kjo është fytyra e Rilindjes: Të dhunshëm me fukarenjtë dhe bujarë me oligarkët dhe “bosët” në kërkim.  Këta xhahilet e Rilindjes mavi edhe të shtyjnë drejt varfërisë ekstreme dhe vdekjes edhe gënjejnë e nuk kërkojnë falje. Ndërkohë dhjetëra milionë euro paguhen për aferën e djegësave dhe pronarët në arrati”, shkruan Braimllari.

“Kjo është fytyra e Rilindjes”/ Vetëvarja e 48-vjeçarit që jetonte në varfëri ekstreme, PL: Këta xhahilë mavi të shtyjnë drejt vdekjes dhe s’kërkojnë as falje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook