Një anije peshkimi e ankoruar në Portin e Durrësit, është mbytur mëngjesin e sotme. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se anija është fundosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas peshkatarëve, ajo qëndronte e ankoruar prej disa muajsh në port dhe se ka qenë e amortizuar. Shkaku i mbytjes se sajë ka qenë një avari në pjesën fundore që nuk është vënë re dhe ka futur ujë.