“Më keq nuk ka ku të shkojë!”, Partia e Lirisë e shqetësuar për kryeqytetin: Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme

Dji 0853 Hdr 1150x862

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shprehet se kryeqyteti jonë po bëhet çdo ditë dhe më i pabanueshëm.

Ai thotë mes të tjerash se qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar me përulësi.

Reagimi i plotë:

“Në Tiranë vetëm ajri është falas, por edhe ai vret se është i ndotur!”

Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme.

Çmimet stratosferike, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i Bashkisë me djegësat fiktivë, mungesa e shërbimeve cilësore të administratës lokale, uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, zhdukja e hapësirave publike, si dhe transporti publik skandaloz e kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme!

Me kryeqytetet europiane, Tirana sot konkurron vetëm me çmime, por jo me shërbime dhe cilësi të jetesës!

Më keq nuk ka ku të shkojë!

Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar me përulësi!

“Më keq nuk ka ku të shkojë!”, Partia e Lirisë e shqetësuar për kryeqytetin: Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook