“Mijëra tonë karburant futet kontrabandë”, deputeti i PD: Skandal që nuk pret derisa prokurorët e oficerët e krimit ekonomik të mbarojnë pushimet

Dash Sula 770x434

Deputeti i PD-së Dashnor Sula publikon me shifra atë po ndodh me importin dhe konsumin e naftës në Shqipëri, duke .

Sula shkruan se sasia e naftës së importuar për konsum në Shqipëri nga viti 2011 në 2021 ishte ulur në një kohë që numri i automjeteve ishte dyfishuar.

Sipas tij, fenomeni që denoncon jep indicie për një super skandal me qindra miliona euro që mund të përfshijë doganën dhe tatimet. Nafta e futur kontrabandë shmang detyrimet doganore e ato tatimore.

“Kjo shkakton pasurim të oligarkëve të naftës dhe dëm ekonomik për xhepat e shtetit dhe shqiptarëve.
Duket qartë që në institucionet e mësipërme korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe duke u vjedhur paratë shqiptarëve i ndajnë ato pushtetarë me oligarkë.
Unë dua të theksoj dhe ngre alarmin se kjo është një aferë shumë e rëndë që duhet të shqetësoj edhe drejtësinë e re. Këto skandale nuk presin që prokurorët e oficerët e krimit ekonomik të mbarojnë pushimet e verës. Çdo ditë që kalon gropa në xhepat e shqiptarëve bëhet më e madhe dhe më e parikuperueshme”, shkruan Sula.

POSTIMI I PLOTË
🔴Drejtoria e Doganave dhe ajo e Tatimeve vendosin “perden e hekurt”.
Në Korrik denoncova me fakte zyrtare sesi sasia e naftës së importuar për konsum në Shqipëri nga viti 2011 në 2021 ishte ulur në një kohë që numri i automjeteve ishte dyfishuar.

Shifrat konkrete
●Në vitin 2011:- 410.629 Automjete të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasia e karburantit të importuar për konsum ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Pra mbi 750 mijë ton karburant të importuar.

●Ndërkohë në vitin 2021 rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.

Në numrin e automjeteve që numëroheshin në vitin 2021 nuk përfshiheshin automjetet që nuk targohen. Shumë traktorë e mjete me zinxhirë që përdoren nga fermerët dhe kompanitë që duhet theksuar që edhe kjo kategori është shtuar ndjeshëm në krahasim me 10 vite më parë e që konsumi e naftës e kanë më të lartë. Fenomeni që denoncova jepte indicie për një super skandal me qindra miliona euro që mund të përfshijë doganën dhe tatimet. Nafta e futur kontrabandë shmang detyrimet doganore e ato tatimore. Kjo shkakton pasurim të oligarkëve të naftës dhe dëm ekonomik për xhepat e shtetit dhe shqiptarëve.

Inkurajova Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit që të nisin një hetim dhe po ashtu të tregohen vigjilent në Dogana. Dhe në fakt pak ditë pasi bëra denoncimin Policia e Shtetit sekuestroi dhjetëra tonë naftë kontrabandë. Qartësisht u konfirmua ajo që denoncova.
🔴Megjithatë thash se nuk do ta lë me kaq këtë hulumtim. Puna që kam bërë për 15 vite si Prokuror nuk la që të qëndroja vetëm me atë denoncim.
📍I dërgova Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kërkesë për informacion si deputet që të më vendoste në dispozicion operatorët ekonomik që importojnë naftë dhe nënproduktet e saj. Po ashtu në të njëjtën kërkesë kërkova informacion për sasinë e naftës së importuar dhe zhdoganuar prej tyre gjatë një viti.

📍Ndërkohë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i kërkova informacion zyrtar si Deputet sasinë e naftës së importuar (të blerë) dhe sasinë e naftës së shitur po nga të njëjtët operatorë ekonomik.

Informacionet e kërkuara do na jepnin një panoramë të qartë se kush shkelte ligjin dhe fuste naftë kontrabandë.
🔴Por siç mund të paramendojë çdo qytetar i thjeshtë, në këtë çorbë duket se janë përfshirë të gjithë. Normalisht qindra mijëra ton naft nuk mund të zhdoganohen pa lejen e drejtorëve përkatës dhe ministrive të linjës.
🔴Drejtoria E Përgjithshme e Doganave më dërgon një përgjigje ku nuk më jep informacion, pra mi fsheh të dhënat në shkelje të ligjit. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me një arrogancë më të madhe as nuk denjon të kthej përgjigje ndonëse ka kaluar afati zyrtar detyrues për kthimin e përgjigjes.

Duket qartë që në institucionet e mësipërme korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe duke u vjedhur paratë shqiptarëve i ndajnë ato pushtetarë me oligarkë.
Unë dua të theksoj dhe ngre alarmin se kjo është një aferë shumë e rëndë që duhet të shqetësoj edhe drejtësinë e re. Këto skandale nuk presin që prokurorët e oficerët e krimit ekonomik të mbarojnë pushimet e verës. Çdo ditë që kalon gropa në xhepat e shqiptarëve bëhet më e madhe dhe më e parikuperueshme.

Ndërkohë pasi të konsultohem me këshilltarët ligjorë të grupit Parlamentar të PD-së do marr çdo veprim ndaj zyrtarëve që refuzojnë t’i kthejnë përgjigje një deputeti. U rikujtoj atyre se e kanë detyrim ligjor të japin informacion. Mosdhënia e informacionit të kërkuar përbën shkelje ligjore.
👇Më poshtë do të gjeni kërkesat për informacion qe kam nisur dhe vetëm 1 përgjigje ku nuk jepet informacion.

“Mijëra tonë karburant futet kontrabandë”, deputeti i PD: Skandal që nuk pret derisa prokurorët e oficerët e krimit ekonomik të mbarojnë pushimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook