Rrugët në zonën turistike të Thethit janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm.
Uji i rrëmbyeshëm ka përmbysur një pjesë të akseve rrugore duke e bërë qarkullimin të pamundur ndërsa disa automjete kanë mbetur në rrugë.
Gjithashtu për shkak të motit të keq janë izoluar dhe një pjesë e banorëve të zonës.
Sipas burimeve rruga që të çon në fshatin Ndërlysa është totalisht e pakalueshme nga automjetet, pasi është shembur edhe një urë kaluese.
Arena e Lajmit