“Nëse ka zemër, të paktën të kërkojë falje”/ I vranë motrën në aksident dhe e lanë në mes të rrugës, gruaja apel mes lotësh: Autori të vetëdorëzohet

Lule Deda

Aksidenti fatal i mëngjesit të 23 shtatorit në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” ku Lule Deda humbi jetën, vijon të mbetet pa autor.

Drejtuesi i mjetit ende nuk është identifikuar. Ai u largua nga vendngjarja pasi përplasi 54-vjeçaren duke e lënë trupin e saj mes trafikndarëseve. Mes dhimbjes së madhe që kjo ngjarje ka shkaktuar, familjarët e 54-vjeçares apelojnë policinë që të identifikojë shkaktarin e aksidentit.

Motra e 54-vjeçares, Leonora Dedaj i bën thirrje autorit të aksidentit që të vetëdorëzohet pasi ka marre jetën e një njeriu dhe e ka lënë në rrugë.

54-vjeçarja Lule Deda u gjet e pajetë në hapësirën ndërmjet trafikndarëseve në aksin rrugor Tiranë-Lezhë. Ajo ishte përplasur nga mjetet që kalojnë në këtë aks drejtuesi i së cilës nuk ndaloi pas ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në këtë rrugë me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit.

“Nëse ka zemër, të paktën të kërkojë falje”/ I vranë motrën në aksident dhe e lanë në mes të rrugës, gruaja apel mes lotësh: Autori të vetëdorëzohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook