“Nuk doja ta vrisja, por…”, del në gjykatë shqiptari që vrau me plumb në kokë 44-vjeçarin grek gjatë grabitjes, dëshmia tronditëse e nënës së viktimës

45454545454

Ka dalë para gjykatës 27-vjeçari shqiptar i cili ekzekutoi me armë zjarri një 44-vjeçar grek, gjatë tentativës për të grabitur në dyqanin që ai punonte, në Selanik. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2021, kur shqiptari së bashku me një grek, shkuan për të grabitur, ku 27-vjeçari u fut brenda dyqanit, ndërsa bashkëpunëtori i tij e priste jashtë për t’u larguar.

Por siç është vërtetuar edhe nga kamerat e sigurisë së biznesit, shqiptari e ka qëlluar atë me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur. Në sallën e gjyqit shqiptari ka shprehur pendesë, duke thënë se nuk donte që ta vriste, por vetëm ta trembte.

Ndërkohë dëshmia e nënës së viktimës është rrëqethëse, teksa tregoi se lajmin për vdekjen e të birit të saj të vetëm e mori nga lajmet në radio, ndërsa i drejtohej spitalit ku i thanë se ai po mjekohej.

“Më njoftuan se djali ishte plagosur pas një sherri dhe se po e dërgonin në spital. Rashë përtokë, nuk mund të reagoja. Një fqinj më çoi drejt spitalit ku më thanë se po mjekohej, por ndërsa i kërkova ta hapte radion, dëgjova lajmin se djali im i vetëm kishte ndërruar jetë”, tha ajo mes lotësh.

Shqiptari gjatë seancës së gjyqit, tentonte gjatë gjithë kohës që të mbulonte fytyrën e tij më duar, ndërsa pritet që të jepet vendimi për krimin e rëndë.

“Nuk doja ta vrisja, por…”, del në gjykatë shqiptari që vrau me plumb në kokë 44-vjeçarin grek gjatë grabitjes, dëshmia tronditëse e nënës së viktimës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook