“Shkelje profesionale, nuk përmbush kriteret dhe standardet e etikës”, drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës rrezikon shkarkimin nga detyra, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK

Erjon Shehaj 1

Erjon Shehaj, drejtues i Prokurorisë së Lezhës rrezikon shkarkimin nga detyra për shkak të problemeve në kriterin profesional.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e tij në detyrë u ankimua nga Komisioneri Publik Florjan Ballhysa, i cili këmbëngul në shkarkimin e prokurorit duke pretenduar se në fashikull paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e faktike që nuk përmbushin kriteret dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes, që garantojnë mbrojtjen dhe forcimin e besimit të publikut.

Sipas Komisionerit, shkeljet profesionale janë të tilla që cenojnë konkluzionin se subjekti arrin nivel minimal kualifikues në kriterin profesional.

“Referuar rezultateve të hetimit administrativ mbi këto akte, Komisioneri Publik çmon se subjekti i rivlerësimit nuk ka dhënë shpjegime bindëse, si dhe nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës, mbi gjetjet e rezultuara nga burimet e administruara, të cilat duhet të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit”-thuhet ndër të tjera në ankim.

Konkretisht në një procedim penal të vitit 2014 të regjistruar për veprat penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, rezulton se i dëmtuari ka qenë një punonjës policie, ndërsa autori person me precedent penal, ndërsa prokurori ndonëse ka zgjatur dy herë afatet e hetimit, nuk ka kryer asnjë veprim dhe në fund e ka pushuar çështjen.

Po në vitin 2014 ai ka hetuar një çështje tjetër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe ka vendosur  pushimin e saj duke argumentuar se çështja mund të ndiqej me ankim në gjykatë.

Në ankim thuhet se subjekti i është referuar në vendimmarrje një akt ekspertimi të një procedimi tjetër penal në ngarkim të të njëjtit shtetas. Po ashtu, në vendimin e pushimit nuk është cilësuar vepra penale “dëmtime të tjera me dashje”, për të cilën Prokuroria nuk ka më kompetencë për të vijuar hetimet. Vetë Shehaj e ka pranuar se i është referuar aktit të gabuar.

Mangësitë në kryerjen e veprimeve hetimore kanë sjellë pasoja për të dëmtuarit, thuhet me tej në ankim. Këto janë vetëm disa nga rastet, por Shehajt i janë zbuluar edhe dosje të tjera që ka mangësi të theksuar profesionale që përbëjnë shkak për shkarkim, sikurse kërkon Komisioneri.

“Shkelje profesionale, nuk përmbush kriteret dhe standardet e etikës”, drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës rrezikon shkarkimin nga detyra, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook