Tentoi të largohej nga Shqipëria me dokumentacionin e një personi që i ngjante, dështon plani i 27-vjeçarit turk, arrestohet në portin e Durrësit

Porti I Durresit

Policia Kufitare ka ndaluar ditën e sotme një shtetas turk 27-vjeçar me iniciale A. B. i cili tentoi të kalonte kufirin duke përdorur dokumentin identifikues të një personi me të cilin kishte ngjashmëri fizike.

Autoritetet po ashtu kanë ndaluar një 42-vjeçar me iniciale Z. A. banues në Baghdad i cili ka tentuar të kalojë kufirin në portin e Durrësit me dokumenta të falsifikuara.

Sakaq, Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Policitë vendore, vijon kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan në dalje shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Baghdad, i cili tentoi të kalonte kufirin, me një dokument të falsifikuar, si dhe shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Turqi, i cili tentoi të kalonte kufirin, me dokumentin e një shtetasi tjetër, me të cilin kishte ngjashmëri.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financar të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Baghdad, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në Turqi.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Policitë vendore, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Tentoi të largohej nga Shqipëria me dokumentacionin e një personi që i ngjante, dështon plani i 27-vjeçarit turk, arrestohet në portin e Durrësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook