“Inzagi gjeti te Interi një grup lojtarësh të gatshëm”, Bastoni: Titulli kampion u përcaktua në…

Në moshën 23-vjeçare Alesandro Bastoni ka bërë një nga sezonet më të mira të tij, edhe pse zikaltrit nuk u shpallën dot kampionë.

BASTONI

Pikërisht për sezonin e kaluar ka folur edhe mbrojtësi që pranon se e humbën titullin në derbin me Milanin, pa ngurruar t’u bëjë komplimentet e tij “kushërinjve”.

“Kampionati ndryshoi pas minutës së 75-të të derbit. Me ato tri pikë ne kishim mundësinë të shkonim 10 pikë para kuqezinjve dhe për më tepër kishim edhe një sfidë për të rikuperuar.

Gjithsesi, Milani u tregua i zoti edhe më vonë kur nuk e ndali serinë e fitoreve deri në fund të kampionatit.

Sidoqoftë, ne jemi të kënaqur me sezonin tonë.

Për Inzagin nuk ishte e lehtë të vinte direkt tek Interi dhe të fitonte, por gjeti një grup të gatshëm të bënte maksimumin”, tha mbrojtësi.

Arena e Lajmit


Loading…

“Inzagi gjeti te Interi një grup lojtarësh të gatshëm”, Bastoni: Titulli kampion u përcaktua në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook