Lëvizin klubet, 5 trajnerë gjejnë punë në një ditë/ Ja situata në Kategorinë e Parë

Reflektojnë klubet e Kategorisë së Parë. Nëse deri të enjten 12 klube ishin me stol bosh, dje situata është përmbysur. Plot 5 trajnerë kanë gjetur punë në një ditë, duke transformuar gjendjen në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-pare-1

Pas Alban Brukës të Besëlidhjes dhe Gugash Maganit te Besa, zyrtarizohen edhe Nevil Dede te Dinamoja, Migen Memelli te Skënderbeu, Dritan Resuli te Flamurtari, Alert Alcani te Tërbuni dhe Adriatik Faslliu.  Ndërkohë që ditën e sotme janë zyrtarizuar edhe Arlind Rustemaj te Oriku si dhe Klodian Duro te Lushnja.

SITUATA ME TRAJNERËT NË KATEGORINË E PARË:

DINAMO Nevil Dede (i zyrtarizuar)

SKËNDERBEU Migen Memelli (i zyrtarizuar)

KORABI Donald Mëziu (i pakonfirmuar)

APOLONIA Juri Kanarsa (i larguar)

TOMORI Klodian Arbëri (i pakonfirmuar)

TËRBUNI Alert Alcani (i zyrtarizuar)

BESA Gugash Magani (i zyrtarizuar)

BURRELI Alert Alcani (i larguar)

BESËLIDHJA Alban Bruka (i rikonfirmuar)

LUSHNJA Klodian Duro (i zyrtarizuar)

TURBINA Adriatik Faslliu (i zyrtarizuar)

ORIKU Arlind Rustemaj (i zyrtarizuar)

LUZI Lorenc Pashja (i pakonfirmuar)

FLAMURTARI Dritan Resuli (i rikonfirmuar)

Arena e Lajmit


Loading…

Lëvizin klubet, 5 trajnerë gjejnë punë në një ditë/ Ja situata në Kategorinë e Parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook