E ardhmja e Osman Dembele duket se do të jetë larg Barcelonës, me klubin katalanas që ka hequr dorë nga tratativat për rinovimin e tij për shkak të shifrave shumë të larta që futbollisti kërkonte për firmën në kontratë.
Sipas raportimeve nga “Goal”, klubi spanjoll provoi sërish të bindte futbollistin duke i ofruar një rinovim 4-vjeçari me kushtet financiare që do të vareshin shumë dhe nga prezencat që do të regjistronte në fushë, me teknikun Çavi që i kishte kërkuar katalanasve të bënin një sakrificë për të mbajtur francezin në skuadër.
Ofertat joshëse nga PSG dhe Çelsi duket se e kanë bindur 25-vjeçarin t’i jap lamtumirën Barcelonës në ditët e ardhshme kur kontrata e tij do të përfundojë për të nisur më pas një aventurë të re e cila me shumë mundësi do të jetë në Premier Ligë.
Arena e Lajmit
Loading…