Ylli i Manchester United, Harry Maguire është martuar me dashurinë e fëmijërisë, Fern Hawkins.
Çifti i famshëm u martuan në një ceremoni të bukur në një kishëz franceze. Futbollisti 29 vjeçari postoi foto nga ceremonia e martesës në Instagram dhe shkroi: “Ditë që s’do ta harroj kurrë.”
Në foto, Harry shihet duke puthur bashkëshorten e tij në kopshtin e kishës ku cerebruan dashurinë në martesë.
Ndërsa Fern shkroi: “U martova me dashurinë e jetës sime!”
Dasma e çiftit u mbajt në Chateau de Varennes në jug të Francës dhe konsiderohet si një nga 10 vendet më të mira të dasmave në botë.
Harry Maguire dhe partnerja e tij 27-vjeçare u celebruan në zyrën e gjendjes civile në muajin e kaluar, por donin të festonin martesën e tyre me familjarët dhe miqtë e ngushtë.
Rreth 30 persona mësohet se ishin pjesë e ceremonisë përrallore të çiftit në Burgundy Chapel.
Harry Maguire dhe Fern Hawkins u fejuan në vitin 2018.
Loading…