“E papranueshme!”, Balla: Kuvendi në shtator do të adresojë situatën absurde se si një sekretar partie përdhos këtë institucion

Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në shtator situatën e papranueshme që sipas tij një ish-sekretar partie përdhos këtë institucion me gjuhën e tij.

Duke shigjetuar Berishën, Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka publikuar dhe një foto të kryetarit të PD-së përkrah diktatorit Enver Hoxha.

Postimi i Ballës:
📌⏰Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

“E papranueshme!”, Balla: Kuvendi në shtator do të adresojë situatën absurde se si një sekretar partie përdhos këtë institucion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook