Juventusi vijon ende të ketë mendjen te merkato, por së fundmi në rrjet kanë filluar të qarkullojnë pamjet e para të uniformës për sezonin e ri futbollistik 2022/2023.
“La Maglia Bianconera” së bashku me “IFTV” dhe “FootyHeadlines” kanë dizenjuar fanellën e re të dytë të “Zonjës së Vjetër” që do ta përdorin për ndeshjet në transfertë.
Ajo që bie shumë në sy është se është një fanellë me ngjyrë të zezë dhe me vija të bardha te pjesa e supeve dhe tek logo e Juventusit dhe sponsori “Adidas”.
Vlen të theksohet se faqja e njohur “IFTV” ka bërë një fotomontazh të uniformës së re të Juventusit me blerjen e re që pritet të zyrtarizohet së shpejti, Pol Pogba.
Me shumë mundësi, mesfushori francez do të bëhet lojtar i ri i bardhezinjve në ditët e para të muajit korrik.
– Arena e Lajmit
Loading…