“Hetimi duhet t’i kalonte SPAK”, eksperti i sigurisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Ka rënë shteti! Arbër Paplekaj viktimë. Fajtorë janë…

5d92c67d Aad8 4997 9b08 C5eb18f65b07

Në emisionin “Në shënjestër” në News24 po diskutohet vrasja e Pjerin Xhuvanit në lagjen 5 maji para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Eksperti i sigurisë publike Fabian Zhilla, ka deklaruar se çështja duhet ti kalonte për një hetim më profesional SPAK-ut. Ai shtoi se shteti ka rënë.

“Pse njerëzit kanë qenë të armatosur? Kjo nuk vjen nëse nuk kemi grupet e krimit të organizuar. Hetimi mund të kalohej edhe në SPAK për tu ndjekur në mënyrë më profesionale. Demokraci është votë, nëse bie vota,… po derdhim gjak të pafajshëm për një kleptokraci që po na vjedh jetën. Jemi vend i NATO e po aspirojmë BE, aspiratë vulgare dhe mendoj që si shoqëri duhet të reagojmë fort duke iu larguar çdo forme që kishte interes dhunës dhe çdo individ që promovon këtë demokraci, ka rënë shteti. Kur nuk reagon por gjënë e marrin në dorë grupet… jemi pjesë e NATO dhe nuk ofrojmë garancinë e votës. Kush është mesazhi që qytetarët e Elbasanit marrin për zgjedhjet e tjera? jemi përballë një handikapi që mund të shtrihet si model.

Në lidhje me Arbër Paplekajn, personi i cili ka shkrepur armën ndaj Xhuvanit, Zhilla tha se është i pafajshëm dhe se fajtorë janë persona të tjerë.

“Arbër Paplekaj është viktimë. Nuk është hetim krimi. U qëlluan për çështje politike që kemi 30 vjet që po luftojmë. Një njeri i respektuar, kontribuoi për qëllime parimore, i trajnuar e s’duhet ta bënte por e bëri. Ai është viktimë. Na vjen keq për të dy familjet. Fajtorët janë njerëz të tjerë. në Elbasan njerëzit duhet të dilnin në protestë e të mos merrnin pjesë me votime sepse nuk kishte zgjedhje normale me atë njollë gjaku. Duhet të dalin si në jug të Italisë, U vra Falcone dolën në protesta. nëse nuk garantohet vota, kemi të humbur çdo gjë tjetër”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Hetimi duhet t’i kalonte SPAK”, eksperti i sigurisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Ka rënë shteti! Arbër Paplekaj viktimë. Fajtorë janë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook