Roma e Zhoze Murinjos ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, me klubin verdhekuq që i ka dhënë dorë të lirë teknikut portugez në përzgjedhjen e objektivave të merkatos, ku i radhës duket të jetë mbrojtësi i Barcelonës, Klement Lenglet.
Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, Murinjo i ka kërkuar Romës të bëjë një përpjekje për të transferuar francezin duke e përzgjedhur atë si përforcimin e duhur për repartin difensiv, me 27-vjeçarin që nuk është duke kaluar një moment pozitiv te gjigantët e La Ligas.
Lenglet ka një kontratë deri në vitin 2026 me Barcelonën, por klubi katalanas duke parë dhe formën e tij gjatë sezonit të fundit do të ishte e gatshme të ulet në bisedime për ta lënë të largohet në rast të një oferte që do të përmbushte pritshmëritë e klubit.
Arena e Lajmit
Loading…