“Verën e kaluar e nisa nga zeroja”, rrëfehet Tonali: Në fushë shndërrohem…

Sandro Tonali ishte një nga kartat fituese të Stefano Piolit në sezonin që lamë pas. Mesfushori pati një rritje të frikshme nga ai i mëparshmi ku u duk se kishte humbur busullën pas transferimit nga Bresha, duke u konfirmuar si një nga më të vlefshmit e Milanit.

Tonali

“E kam nisur vërtet nga zeroja verën e shkuar. Diçka ndryshoi për mua dhe fatmirësisht rezultatet u panë”, tha italiani që shquhet për personalitetin e treguar në fushën e lojës. “Nuk jam nga ata që flet shumë, por në fushë shndërrohem komplet, aty nxjerr të gjithë atë grinte që nuk arrij dot ta shfaq në ambiente të tjera”, vazhdoi 22-vjeçari që zbuloi edhe emocionet e golit të tij të parë me fanellën kuqezi.

“Nuk kishim vendosur kush do të godiste mes meje dhe Teos dhe në fund ai më tha të godisja unë. Në atë moment u fokusova totalisht dhe ekzekutova. E kam të ngulitur mirë në mendje atë gol, do ta kujtoj përgjithmonë”, tregoi Tonali.

Arena e Lajmit


Loading…

“Verën e kaluar e nisa nga zeroja”, rrëfehet Tonali: Në fushë shndërrohem…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook