Valmir Veliu ka ndërmarrë një hap të madh në karrierë duke u transferuar zyrtarisht në Superligën e Turqisë, te skuadra e Gaziantepit.
Sulmuesi që la skuadrën e Llapit në Kosovë ka bërë një avancim në karrierën e tij futbollistike duke firmosur për 3 vite që do ta mbajë lidhur me fanellën e skuadrës së njohur turke deri në vitin 2025.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Gaziantepit me anë të një komunikatë në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 22-vjeçarit.
Me përfaqësuesen e Kosovës, Veliu është aktivizuar vetëm një ndeshje në miqësoren e humbur minimalisht 1-0 ndaj Suedisë në vitin 2020.
View this post on Instagram
– Arena e Lajmit
Loading…