Detajet/ U pezullua bashkë me 4 policë me akuzën se lejuan ndërtimet pa leje në Farkë, shefi i komisariatit konfirmon vendimin, në pritje të…

Policia Tiranes6 933x445

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me pezullimin nga detyra të shefit të komisariatit nr.1 në kryeqytet dhe 4 punonjës të policisë për zonën e Farkës.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live për ‘News24’ se shkak i pezullimi është se këto zyrtarë akuzohen se nuk kanë vepruar dhe nuk kanë marrë masat e duhura për shmangien e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës. Çelmeta raportoi po ashtu se Bujar Mehmeti, shefi i komisariatit që tashmë është pezulluar, kishte pranuar vendimin e marrë, ndërsa ishte në pritje të procedurave hetimore.

“Pranoi pezullimin dhe është në pritje të hetimeve të procedurave për rastin në fjalë”, tha gazetari. Po ashtu janë pezulluar dhe shefi i postës policore Farkë Flamur Sula, agjenti i policisë Alban Rama si dhe inspektori i zonës Nazmi Karreçi.

Kujtojmë se pak javë më parë në Farkë u sekuestruan dy pallate që ishin ndërtuar pa leje.

Detajet/ U pezullua bashkë me 4 policë me akuzën se lejuan ndërtimet pa leje në Farkë, shefi i komisariatit konfirmon vendimin, në pritje të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook