“Mblidhen 200 dhe investohen 20 në mirëmbajtje rrugësh”, Meta pyet Ramën: Ku shkojnë 180 milionë eurot e taksës së qarkullimit?

Whatsapp Image 2022 08 17 At 12.13.53 Pm

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta është ndalur tek masat që qeveria duhet të marrë për të parandaluar vjedhjen e qytetarëve nga “Bordi i Rrjepjes”, siç e cilësoi Bordin e Transparencës.

Meta theksoi se një shembull për t’u ndjekur lidhur me uljen e çmimit të naftës është ai i Malit të Zi që ka ulur me 50% akcizën për karburantin, ndaj PL propozoi pezullimin e njërës prej dy taksave, atë të qarkullimit ose taksën e karbonit që i faturohen shqiptarëve kur mbushin automjetin me karburant.

Sipas Metës nga taksa e qarkullimit qeveri grumbullon plot 200 milionë euro, por rikthen në formë investimi për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 20 prej tyre.

“Grumbullohet nga xhepat e shqiptarëve rreth 200 milionë euro në vit por përdoret vetëm 20 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve dhe autostradave. Ku shkojnë 180 milionë euro të tjera. Shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve dhe koncesioneve se po të shkonin të gjitha për mirëmbajtje nuk do të ishte kjo gjendje e mjerueshme, që ngrenë qytetarët, që përpiqet të kalojnë nga “Rruga e Arbrit” nga ajo pjesa që është inauguruar dhe prishur pa u mbyllur vetë autostrada. Apo kjo gjendje në Tiranë -Durrës dhe Thumanë-Kamëz. Ndaj jemi këtu t’i themi ndal kësaj rrjepje të jashtëzakonshme ku në këtë krizë ku çmimet po rriten vazhdojnë vjedhjen e  qytetarëve”, tha Meta.

“Mblidhen 200 dhe investohen 20 në mirëmbajtje rrugësh”, Meta pyet Ramën: Ku shkojnë 180 milionë eurot e taksës së qarkullimit?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook