Atentati me dy të vdekur, Alibeaj: Shteti është dorëzuar përballë krimit, përgjegjësia është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës

Alibeaj433

Pas atentatit të rëndë të ndodhur sot në Vlorë, me bilanc 2 viktima, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj thotë se shteti është dorëzuar përballë krimit dhe se sezoni i përgjakur i kësaj vere e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët, ndërsa përgjegjës për këtë situatën është kryeministri Rama dhe e gjithë struktura që ai drejton.

“Dy vrasje brenda pak orësh dëshmojnë dhe njëherë se shteti është dorëzuar përballë krimit.

Sezoni i përgjakur i kësaj vere, krimi që shëtit rrugëve i pashqetësuar e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë të kriminalizuar është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës që nën drejtimin e tij është e përfshirë në botën e errët të krimit ose është e paaftë për të menaxhuar situatën e rënduar.

Janë të njëjtat hallka të zinxhirit me drejtues Edi Ramen që kriminalizuan votën e shqiptarëve duke deformuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillin e vitit të kaluar.

Për shqiptarët është e qartë se qëndrimi në pushtet i qeverisë Rama është tregues i qartë se situata nuk mund të ndryshojë. Vetëm largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria mund të rikthehet dhe qytetarët të kenë garanci për jetën  e tyre”, shprehet Alibeaj.

Atentati me dy të vdekur, Alibeaj: Shteti është dorëzuar përballë krimit, përgjegjësia është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook