Hap i rëndësishëm në karrierë, Mara i bashkohet kolonisë shqiptare në… Turqi

Talenti maliqar Uerdi Mara, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar te skuadra turke e Ankara Keçiorengucu, në Ligën e Parë. Fantazisti udhëtoi ditën e sotme drejt Turqisë, teksa nesër paradite do të bëhet edhe zyrtarizimi.

UERDI MARA 1

Mara do t’i bashkohet kolonisë së shqiptarëve në futbollin turk  me skuadrën e cila në edicionin e shkuar u rendit në vendin e  12-të në Ligën e Parë. Tek skuadra e re Mara do të gjejë dhe ish-lojtarin e  Partizanit, Jurgen Bardhi, i cili gjithashtu u transferua pak ditë më parë tek Ankara Keçiorengucu dhe Arb Manajn, shqiptarin e Kosovës, i cili aktivizohet si sulmues te kjo skuadër.

Arena e Lajmit


Loading…

Hap i rëndësishëm në karrierë, Mara i bashkohet kolonisë shqiptare në… Turqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook