Meta takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan: Të bashkojmë energjitë për t’i rikthyer qytetit sigurinë dhe rininë!

Capture

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka lajmëruar se do të zhvillojë sot një takim me strukturat lokale të kësaj partie në Elbasan.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se duhen bashkuar energjitë për t’i rikthyer Elbasanit paqen, sigurinë, zhvillimin dhe rininë.

“Sonte në ora 19:00 do të jem në Elbasan, në këtë qytet simbol të dijes, artit, kulturës dhe patriotizmit, në takimin e parë me përfaqësues dhe strukturat lokale të Partisë së Lirisë.

Të bashkojmë energjitë për t’i rikthyer Elbasanit paqen, sigurinë, zhvillimin dhe rininë!”, ka shkruar Meta.

Arena e Lajmit

Meta takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan: Të bashkojmë energjitë për t’i rikthyer qytetit sigurinë dhe rininë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook