Nga futbolli në politikë, ish-lojtari i njohur i Italisë bëhet Kryetar i Bashkisë së…

Nga futbolli në politikë, ish-mesfushori i njohur i Romës dhe i Italisë, Damiano Tomazi është zgjedhur zyrtarisht Kryetar i Bashkisë së qytetit të Veronës.

TOMAZI 1

Ish-presidenti i organizatës së futbollistëve profesionistë fitoi zgjedhjet duke mposhtur kryebashkiakun në detyrë Federiko Sboarina, nga partia “Fratelli d’Italia” dhe “Lega”.

Tomazi mori rreth 53.5% të votave kundrejt 46.5% të Sboarinës. Një aventurë e re për ish-futbollistin e njohur, i cili nga dita e sotme është pjesë e botës së politikës.

Ish-mesfushori përpara se të merrte detyrën e Kryetarit të Bashkisë ishte pjesë e një organizatë që mbron dhe ndihmon futbollistët profesionistë të Serisë A, Serisë B, Lega Pro dhe që nga viti 2000, mbrojnë gjithashtu të drejtat e futbollistëve amatorë dhe futbollin e femrave.

– Arena e Lajmit


Loading…

Nga futbolli në politikë, ish-lojtari i njohur i Italisë bëhet Kryetar i Bashkisë së…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook