“Vjen i dyti pas Kukësit, i braktisur në të gjitha perspektivat”, Meta në takim me strukturat ngre alarmin për Elbasanin: Është në situatë kritike

Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ngriti alarmin për qytetin e Elbasanit, që sipas tij vjen pas Kukësit sa i takon situatës ekonomike dhe të ardhurave familjare në muaj.

Gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Elbasan, Meta theksoi se Elbasani është i braktisur nga të gjitha perspektivat.

“Elbasani është qyteti i djepit të kulturës, i gjuhës së bukur shqipe, por edhe si një metropol zhvillimi, progresi dhe gjithëpërfshirës. Për fat të keq, Elbasani është një ndër tre katër qarqet më të mëdha të vendit, por dhe me pozitë të lakmueshme dhe me resurse ekonomike, për fat të keq është në një situatë kritike sot. Për këtë më mirë se sa kushdo tjetër flasin treguesit, ku Elbasani rezulton sot qarku më i varfër i Shqipërisë. Është qarku më skajor pas Kukësit. Është problem i madh që tregon shumë për lënien pas dore të këtij qyteti, që tregon mungesën e madhe për të rinjtë dhe të rejat, që tregon se Elbasani është i braktisur në gjithë perspektivën e vetë. Për të qenë më të saktë, në rast se Kukësi është qarku më të ardhurat më të ulëta, me 362 mijë lekë në një nivel 36% nën mesataren e republikës, Elbasani renditet i dyti me 392 mijë lekë, duke qenë 30.2% nën mesataren e vendit.”, tha Meta.

Arena e Lajmit

“Vjen i dyti pas Kukësit, i braktisur në të gjitha perspektivat”, Meta në takim me strukturat ngre alarmin për Elbasanin: Është në situatë kritike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook