“13 koncesione që i kushtojnë taksapaguesve”, Brahaj: Janë bërë për të begatuar disa subjekte, në disa raste pronari nuk njihet, nuk janë të studiuara

111

Drejtoresha e “Open Data Albania” Aranita Brahaj ka folur sot në “Open” në News24 për koncesionet dhe koston e tyre.

Ajo tha se janë 13 koncesione të cilat përbëjnë thelbin e problemit dhe që i kushtojnë taksapaguesve.

Brahaj: Ne vërtetë flasim sot për koncesione, por duhet të bëjmë një ndarje shumë të rëndësishme. Ka dy kategori koncesionesh, ato që janë dhënë në kohën e z. Nano kryeministër, dy qeveritë Berisha dhe tashmë ato me qeverinë Rama në mandatin e tretë. Kemi koncesione që paguhen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit për investimin, për pjesë të kontratës, për interesa për punët që bëjnë, ndonjëherë dhe për garanci për punët që nuk arrijnë t’i bëjnë, por shteti garanton që do paguajë dhe kemi koncesione të cilat janë 100% investim i privatit dhe ai e nxjerr fitimin duke realizuar disa shërbime ose vepra. Nëse do flasim për kontrata që rëndojnë në kurrizin e taksapaguesve shqiptar, të cilëve kostoja u ka arritur deri në 10% të GDP-së, në pritje të arrijë më shumë me 7 koncesionet e fundit që janë në tryezë dhe me 2 koncesione që do iu rritet vlera gjatë këtij viti sepse kanë ndryshuar disa terma të kontratave.

13 koncesione të cilat janë me mbështetje buxhetore, 12 të realizuara në kohën e qeverisë Rama dhe 1 në kohën e z. Berisha. Ishte koncesioni të cilin zotëria përballë e ka përmendur.

Sejdarasi: Po nuk jam zotëria përballë se ne kemi nja 30 vite që njihemi bashkë. Unë jam Bardhi.

Brahaj: Po mirë eksperti, kolegu, është kënaqësi t’ju kem përballë, nuk thashë se është…Nuk po ju fyej nëse ju them se jeni përballë.

Sejdarasi: Zotëria përballë është pak kështu…

Brahaj: Këto 12 koncesione, plus të 13-tin i cili është koncesion i bërë nga qeveria Berisha në fund të mandatit të dytë, por që është rishikuar, amenduar dhe ndryshuar janë koncesione të cilat përbëjnë thelbin e problemit. Këto janë koncesione që i kushtojnë taksapaguesve, prekin të gjithë sektorët, shëndetësi, infrastrukturë. Përpunimi i mbetjeve është një kosto shumë e lartë, sikurse ka dhe kosto të parametrave të vlerësimit mjedisor, kosto që mund të na krijojnë probleme edhe në procesin e negocimit, në procesin tonë për të arritur standarde të BE-së në mjedis.

Këto koncesione kanë prekur dhe porte, aeroporte dhe sektorë siç është arsimi. Ka ngelur vetëm një sektor në Shqipëri, por është de juro se de faktor është prekur, sektori i turizmit dhe kulturës. Turizmi është prekur me porte turistike, por kultura ka kontrata dhe marrëveshje me terma të ngjashme me PPP-të.

Koncesionet kanë problematikën e tyre. Asnjëra prej tyre nuk është studiuar sa duhet. Anekset në disa raste janë të publikuara, shpesh herë janë miratuar dhe me ligj në kuvend. Të gjitha këto raste të krijojnë idenë që koncesionet nuk janë bërë sepse qeveria nuk mund t’i realizonte këto punë, kishte besim që mund t’i realizonte përmes kësaj forme me PPP, por janë bërë për të begatuar disa individë, disa subjekte, të cilat janë palët koncesionare. Në disa raste për fatin e keq ne nuk i njohim.

Megjithëse jemi përpjekur të investigojmë, megjithëse kemi tentuar të hapim regjistrin e pronarëve përfitues, me shumë defekte siç është dhe ligji për pronarët përfitues, ne nuk e dimë se kush janë një pjesë e mirë e këtyre kompanive. Kush janë pronarët e tyre, sa përqind e aksioneve mund të zotërohen dhe nga njerëz pranë qeverisë.

Defekti më i madh e koncesioneve është ajo pjesa e negocimit. Negocimet janë raste tipike të korruptimit.

Kemi dalë nga koncesionet e tipit 5, në koncesione të tipit 55.

“13 koncesione që i kushtojnë taksapaguesve”, Brahaj: Janë bërë për të begatuar disa subjekte, në disa raste pronari nuk njihet, nuk janë të studiuara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook