Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, ku thuhet se hackerat kanë sulmuar sistemin Memex.
Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ Karamuço pohoi se ndodhi ajo që i druheshin, duke shtuar se plot 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hackerat.
“Ajo që kishim dyshime dhe që druheshim ta thonim me plot gojë ndodhi. 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakersat. Siguria publike është vënë në pikëpyetje të madhe….”, shkruan Karamuço. Sistemi Memex ka informacione sekrete mbi ngjarje ku përfshihet dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve dhe të gjitha veprimet e kryera nga këto struktura.
Me këtë hakerim të të dhënave, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.
Arena e Lajmit