Partizani ka bërë afrime më shumë se pjesa më e madhe e klubeve të Superiores, por të kuqtë nuk e kanë mbyllur merkaton. “Demat” janë në kërkim të një sulmuesi të kalibrit të lartë, teksa në ditët e shkuara ka pasur përpjekje për të firmosur me bjellorusin Andrej Solovej, teksa paga e lartë e këtij të fundit mbetet problem.
Ndërkohë, për sulmin po studiohet edhe tregu italian, të cilin drejtori Marini e njeh shumë mirë. Nga ana tjetër, pavarësisht se ka shumë mesfushorë në skuadër, do të tentohen të tjerë emra për të forcuar ekipin. Ndërkohë, në mbrojtje duhet me patjetër një i djathtë, ku një nga emrat e përfolur është Meksi.
Arena e Lajmit
Loading…