Konflikti për drogën/ U mor peng dhe u torturua në Britani nga 7 bashkëkombës, zbulohet emri i shqiptarit. I riu u lirua pas denoncimit të familjarëve (VIDEO)

Merret Peng

Denoncimi i një fieriku se vëllai i tij ishte marrë peng në Britaninë e Madhe dhe për lirimin e tij ishte kërkuar një shumë prej 400 mijë paundësh, vuri në alarm policinë shqiptare.

Ai pretendonte se pengmarrësit e kishin kërcënuar se nëse nuk paguante shumën, atëherë vëllai do të vritej.
Në fshehtësi të plotë autoritetet shqiptare komunikuan me policinë Britanike dhe kërkuan ndihmë për rastin.
Një skuadër prej 8 hetuesish Britanikë zbuluan se pengu mbahej në një ambientet në Londrën Lindore. Ai quhej Nertil Buzi dhe në Shqipëri nuk kishte asnjë rekord kriminal, por duket se në Angli ishte përshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Operacioni për lirimin e tij u kodua Pengu dhe u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike, Agjencia kombëtare kundër krimit të organizuar.

Burime të besuara thanë se 30-vjeçari ishte dhunuar rëndë gjatë mbajtjes peng. Në pranga për marrjen peng të tij përfunduan 7 shtetas shqiptarë të gjithë të evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli. Policia bëri me dije se Operacioni është në vijim dhe ka gjasë që numri i të arrestuarve të rritet.

Arena e Lajmit

Konflikti për drogën/ U mor peng dhe u torturua në Britani nga 7 bashkëkombës, zbulohet emri i shqiptarit. I riu u lirua pas denoncimit të familjarëve (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook