Mbi 3 mijë euro për një vend në gomone! Brenda kampit të shqiptarëve në Francë, kush është trafikanti nga Vlora që u “premton” klandestinëve ëndrrën angleze

44445454

Emisioni i “Piranjava” nën moderimin e Arilena Arës dhe Florian Binajt ka bashkëpunuar me një gazetare të medias britanike, Daily Mail, për të sjellë një reportazh të sakrificave të shqiptarëve për të kaluar nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Britania e Madhe është kthyer prej shumë vitesh në destinacionin më të preferuar të rinjve shqiptarë që kërkojnë të lënë vendin për një jetë më të mirë, me mijëra kamionë që hyjnë çdo ditë në Britani nëpërmjet tunelit të La Mansh prej dy dekadash. Por sistemimi në brendësi të kamionëve krahas tarifave të larta ka sjellë edhe tragjedi.

Të shumta kanë qenë rastet të asfiksisë nga gazi, ngrirjes nga kamionët frigoriferike.

Që nga muaji maj të këtij viti në ditë kur deti është i qetë me dhjetëra gomone nisen nga brigjet e Francës veriore me destinacion Doverin një qytet anglez. Trafikantët reklamojnë kalimin nëpërmjet kanalit të La Manshit në Tik Tok.

Në këtë platformë trafikantët reklamonin masivisht ofertat për kalimin ilegal drejt Britanisë së Madhe, kundrejt shumave që varionin nga 6 deri në 7 mijë paund.

Mbi 3 mijë euro për një vend në gomone! Brenda kampit të shqiptarëve në Francë, kush është trafikanti nga Vlora që u “premton” klandestinëve ëndrrën angleze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook