Arsenali ka finalizuar edhe transferimin e Gabriel Zhezusit nga Mançester Siti, ndërsa sulmuesi ka arritur edhe marrëveshjen personale me “Topçinjtë”.
Londinezët kishin arritur akordin me kampionët e Anglisë për transferimin e sulmuesit brazilian në “Emirates” për 45 milionë paund, por tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit, sepse është gjetur edhe marrëveshja me lojtarin, i cili do të firmosë një kontratë 5- vjeçare.
Mikel Arteta ka firmosur deri tani me mesfushorin portugez, Fabio Vieira nga Porto, ndërsa nga Sao Paulo ka ardhur sulmuesi Markinjos.
Dje “Topçinjtë” siguruan edhe shërbimet e portierit amerikan Met Tërner, ndërsa janë të vendosur për të transferuar edhe sulmuesin brazilian të Lidsit, Rafinjën.
Arsenali do të bëjë edhe një ofertë të përmirësuar për mbrojtësin e Ajaksit, Lisandro Martinez, pasi iu refuzua oferta e parë 34 milionë paund.
Arena e Lajmit
Loading…