“Na jep 400 mijë £, ose do ta vrasim”/ E dhunonin dhe i dërgonin video familjarëve të tij për t’i bërë presion, zbardhet dëshmia e të vëllait në polici (Detajet)

Merret Peng Shqiptari

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me pengmarrjen e Nertil Buzit, të riut shqiptar që u mbajt me forcë në Londrën Lindore. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 tha se hetimi për rastin në fjalë u bë nga vëllai i Nertil Buzit një javë më parë. Ai ka pohuar para oficerëve të policisë, se vëllai i tij ishte marrë peng nga një bandë kriminale dhe se ata e dhunonin.

30-vjeçari nga ana tjetër nuk rezulton që të ketë në vendin tonë precedentë penale, por me shumë gjasa ai ka dyshime se është përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Britani siç njihen ndryshe si shtëpitë e barit.
“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”-mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici.

Policia britanike është duke marrë në pyetje personin që ishte peng dhe do të ketë një panoramë edhe më të qartë të këtij aktiviteti ilegal për shtëpitë e barit në Londër, konflikt që duket se ka sjellë edhe pengmarrjen e të riut. Pas hekurave tashmë janë 7 shtetas shqiptar, ndërkohë që i riu që ishte marrë peng, ndodhet në një vend të sigurt dhe jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit

“Na jep 400 mijë £, ose do ta vrasim”/ E dhunonin dhe i dërgonin video familjarëve të tij për t’i bërë presion, zbardhet dëshmia e të vëllait në polici (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook