Rrëmbyen dhe mbajtën peng Nertil Buzin në këmbim të 400 mijë paundëve, zbulohen emrat e 6 personave të arrestuar në Angli

Merret Peng 1

Denoncimi i një fieriku se vëllai i tij ishte marrë peng në Britaninë e Madhe dhe për lirimin e tij ishte kërkuar një shumë prej 400 mijë paundësh, vuri në alarm policinë shqiptare.

Ai pretendonte se pengmarrësit e kishin kërcënuar se nëse nuk paguante shumën, atëherë vëllai do të vritej. Në fshehtësi të plotë autoritetet shqiptare komunikuan me policinë Britanike dhe kërkuan ndihmë për rastin. Një skuadër prej 8 hetuesish Britanikë zbuluan se pengu mbahej në një ambientet në Londrën Lindore.

Ai quhej Nertil Buzi dhe në Shqipëri nuk kishte asnjë rekord kriminal, por duket se në Angli ishte përshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Sakaq, gjashtë shqiptarë, mes tyre një grua, dolën sot përpara një gjykate në Londër si të akuzuar për pengmarrjen Buzit në kryeqytetin britanik. Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Sipas TCH, se personat që akuzohen për pengmarrjen e tij, janë:

Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27  vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Të gjashtë të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Willesden Magistrates. Më 28 tetor ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court. Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina u arrestuan.

Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze. Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng ndodhet në spital, nën ruajtjen e policisë. Mësohet se ai ka dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng ne lindje të Londrës.

Rrëmbyen dhe mbajtën peng Nertil Buzin në këmbim të 400 mijë paundëve, zbulohen emrat e 6 personave të arrestuar në Angli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook