Çaj Bimor Borziloku – Si ta Përdorni Kundër Kollës dhe Bronshitit

Ka disa lloje të kollës, por shumë irrituese për organzimin është kolla e thatë.

Kolla e thatë njihet si kolla jo prodhuese sepse ajo nuk shoqërohet me sekrecione.

Kjo kollë është shumë acaruese për fytin dhe stërmunduese për kraharorin.

Azma shkakton enjtjen e rrugëve të frymëmarrjes.

Kolla e thatë është një nga simptomat kryesore të azmës.

Aciditeti  i lartë në stomak është acarues jo vetëm për ezofagun por edhe për rrugët e frymëmarrjes.

Ai shkakton edhe refleksin e kollitjes që zakonisht shoqërohet pa sekrecione.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, viruset që shkaktojnë të ftohurën, janë përgjegjëse edhe për kollën e thatë.

Ato qëndrojnë në rrugët e frymëmarrjes duke i irrituar dhe bërë ato më të brishta.

Në këtë term përfshihen: smogu, duhani, toksinat, pluhurat, myku dhe poleni.

Kolla e thatë mund të jetë edhe reagim i lëndëve kimike tek pastruesit e shtëpisë.

Përthithja e toksinave të cigareve shkakton direkt kollën e thatë.

Toksinat strehohen në mushkëri duke shkaktuar inflamacion, të cilin trupi përpiqet ta nxjerrë nëpërmjet kollës.

Bronshiti akut shfaqet tre deri në katër ditë pas gripit ose të ftohurës.

Ai fillon me kollë të thatë dhe nëse ajo vazhdon, atëherë shoqërohet me sekrecione.

Kolla e thatë mund të kurohet dhe trajtohet me medikamente ose nëpërmjet kurave natyrale të cilat zbusin frekuencën e saj dhe qetësojnë fytin.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, një nga mënyrat më të mira për të trajtuar këtë kollë është pirja e çajit të borzilokut çdo ditë.

Kjo barishte e shëndetshme ofron vlera të panumërta për shëndetin, ku përfshihet edhe aftësia për të luftuar kollën e thatë.

Borziloku është një bimë shumë efikase kundër bronshitit, azmës, sëmundjeve të mushkërive dhe kollës.

Çajin e tij duhet ta pini çdo ditë kundër kësaj kolle acaruese.

Zieni 250 ml ujë në një çajnik dhe më pas shtoni 5 deri në 7 gjethe borziloku të freskët ose dy lugë çaji me gjethe të thata borziloku.

Lërini të ziejnë për 10 minuta në zjarr të ulët dhe më pas hiqeni çajnikun nga zjarri.

Lëreni çajin të ftohet për disa minuta dhe më pas kullojeni dhe pijeni të ngrohtë.

Për më shumë vlera mund të shtoni një copë të vogël xhenxhefil dhe mjaltë.

Ky kombinim duhet pirë çdo ditë për të patur përfitimet maksimale.

Cilido të jetë burimi i kollës së thatë, çaji i borzilokut do t’ju vijë në ndihmë./AgroWeb.org

Çaj Bimor Borziloku – Si ta Përdorni Kundër Kollës dhe Bronshitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook